Malishevë: Gruja denoncon burrin dhe vjehrrin në polici për dhunë fizike dhe psikike

Policia e Kosovës njofton se viktima femër kosovare ka raportuar se dy të dyshuarit bashkëshorti dhe vjehrri i saj në vazhdimësi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor, transmeton PrizrenPress.

Rasti ka ndodhur në Malishevë, dje rreth orës 15:15.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, kurse babai i tij është liruar në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com

Më Shumë

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Trepça – Bashkimi, sonte gjysmëfinalja e dytë në “Minatori”

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e play-offit të Superligës së Kosovës në Basketboll, mes Trepça dhe Bashkimit. Kjo përballje luhet në palestrën “Minatori”, në Mitrovicë,...

Lajmet e Fundit