OBM: Temperatura mesatare globale pritet të rritet me 1.5 gradë

Organizata Botërore e Meteorologjisë (OBM), në studimin e saj më të fundit thekson se temperatura mesatare globale pritet të tejkalojë nivelet paraindustriale, me 1,5 gradë, në të paktën një nga pesë vitet e ardhshme.

Sekretari i Përgjithshëm i OBM-së, Petteri Taalas është shprehur se ky studim tregon, me një nivel të lartë aftësitë shkencore dhe sfidën e madhe për përmbushjen e objektivit të Marrëveshjes së Parisit për Ndryshimin e Klimës, për të ruajtur rritjen e temperaturave.

“Ky studim tregon, me një nivel të lartë të aftësive shkencore, sfidën e madhe përpara drejt përmbushjes së objektivit të Marrëveshjes së Parisit për Ndryshimin e Klimës, për të ruajtur gjatë këtij shekulli një ngritje globale të temperaturës shumë më poshtë se 2 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale dhe për të vazhduar me përpjekjet për të kufizuar rritjen e temperaturave edhe më lart se 1,5 gradë Celsius”, ka thënë Taalas.

Ndër të tjera në këtë studim ekspertët kanë theksuar parashikim drastik veçanërisht për rajonin e Arktikut, i cili ka të ngjarë që këtë vit të jetë ngrohur më shumë se dy herë mesatarja globale.

Më Shumë

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Lajmet e Fundit