Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa plagë në shpinë dhe në regjionin e belit.
Në njoftimin e spitalit thuhet se janë kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe radiologjike, si dhe është ofruar trajtimi fillestar i plagëve në Shërbimin e Emergjencës.

Spitali njoftoi gjithashtu se pas konsultimit me kirurgun kujdestar, pacienti është pranuar për trajtim të mëtejmë në Repartin e Kirurgjisë, ndërkaq pacienti i dytë ka pasur një plagë në regjionin e kofshës së djathtë dhe pas trajtimit në Shërbimin e Emergjencës, është liruar në shtëpi.
“Më 28.06.2026, rreth orës 01:10, në Shërbimin e Emergjencës të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë pranuar dy pacientë, të lindur në vitin 2007, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara me mjet të mprehtë. Njëri pacient ka paraqitur disa plagë në shpinë dhe në regjionin e belit. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe radiologjike, si dhe është ofruar trajtimi fillestar i plagëve në Shërbimin e Emergjencës. Pas konsultimit me kirurgun kujdestar, pacienti është pranuar për trajtim të mëtejmë në Repartin e Kirurgjisë. Pacienti i dytë ka paraqitur një plagë në regjionin e kofshës së djathtë. Pas trajtimit dhe përpunimit të plagës në Shërbimin e Emergjencës, ai është liruar në shtëpi”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
