Liria ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Lulzim Peci, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin prizrenas.
Peci, 24 vjeç, i bashkohet Lirisë nga Llapi, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e Trepçës ’89.

Klubi bardhezi e konsideron mesfushorin një përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri, duke vlerësuar përvojën, energjinë dhe cilësitë e tij në repartin e mesfushës.
“Me angazhimin, përkushtimin dhe potencialin e tij, besojmë se Lulzimi do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën dhe do të kontribuojë në objektivat tona për sezonin e ri”, thuhet në njoftimin e Lirisë.
Me transferimin e Pecit, Liria vazhdon përforcimin e skuadrës në prag të edicionit të ri./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
