FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e Leon Morinës në ekipin senior, duke vazhduar projektin e zhvillimit dhe promovimit të futbollistëve të dalë nga akademia e klubit.
Mesfushori i ri, i cilësuar nga klubi si një prej talenteve më premtuese të futbollit prizrenas, i bashkohet ekipit të parë pas paraqitjeve me grupmoshat e reja. Sipas FC Prizrenit, Morina shquhet për inteligjencën futbollistike, vizionin në lojë, teknikën e lartë dhe saktësinë në pasime.

Në njoftimin e klubit theksohet se promovimi i tij është pjesë e një strategjie afatgjatë për t’u dhënë më shumë hapësirë futbollistëve vendorë.
“Ky është misioni ynë – të krijojmë mundësi për talentet vendore, t’i zhvillojmë dhe t’i shohim të shkëlqejnë në nivelet më të larta.”
Drejtuesit e klubit kanë shprehur besimin se Morina do të jetë një nga shtyllat e ekipit në vitet e ardhshme.
“Klubi beson fuqishëm se Leoni do të jetë një nga shtyllat e ekipit tonë në vitet e ardhshme. Me punë, përkushtim dhe profesionalizëm, ai ka të gjitha cilësitë për të ndërtuar një karrierë të madhe, jo vetëm me fanellën e FC Prizrenit, por edhe në futbollin evropian.”/PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
