Ronaldo: Ky titull i kushtohet të gjithë tifozëve të Juventusit

Cristiano Ronaldo ua ka kushtuar titullin e nëntë rekord të Juventusit në Serie A të gjithë tifozëve, veçanërisht atyre që janë prekur nga pandemia koronavirus.

Sulmuesi portugez e shënoi një gol, të 31-tin në total në ligë këtë sezon, në fitoren e Juves 2:0 kundër Sampdorias të dielën në Allianz Stadium, duke i ndihmuar skuadrës së Maurizo Sarrit të shpallet kampione e Italisë, transmeton Gazeta Express.

Juventusi është klubi i vetëm që i fiton nëntë tituj radhazi në top pesë ligat evropiane.

Gjiganti italian e zgjati rekordin e vet, i cilin ia pati barazuar Bayern Munich në qershor, kur e fitoi titullin e tetë radhazi në Bundesligë.

Ronaldo e humbi rastin t’i afrohet Ciro Immobiles në garë për Këpucën e Artë në Itali dhe në Evropë, i cili prin me 34 gola, pasi e humbi penalltinë duke e qëlluar transversalen në minutat e fundit të ndeshjes.

Në një shkrim në rrjetet sociale Ronaldo shkroi: “Jam i lumtur për titullin e dytë radhazi të kampionit dhe se po vazhdojmë ta ndërtojmë historinë e këtij klubi të madh dhe të shkëlqyer”.

“Ky titull i kushtohet të gjithë tifozëve të Juventusit, veçanërisht atyre të cilët kanë vuajtur dhe po vuajnë nga pandemia, e cila na ka habitur të gjithëve duke e përmbysur botën”, shtoi ai.

Më Shumë

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

Kuvendi i Malishevës shqyrton raportin vjetor dhe miraton një sërë vendimesh

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit