Vidhet një automjet në Prizren

Një banor i Prizrenit ka raportuar se i është vjedhur automjeti, transmeton PrizrenPress.

Nga raporti 24 orësh i policisë bëhet e ditur se rasti i vjedhjes ka ndodhur në rrugën “Tranziti i Vjetër”, dje rreth orës 07:45.

“Rr. Tranziti i Vjetër, Prizren 30.07.2020-07:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga person-a të panjohur i është vjedhur automjeti i tij i cili ka qenë i parkuar në parkingun e pylltarisë i cili ishte i konfiskuar kohë më parë”, thuhet në raport./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Lajmet e Fundit