Jones siguron veshët para meçit kundër Tysonit

Roy Jones Jr raportohet se i ka siguruar veshët e tij para meçit të shumëpritur kundër Mike Tysonit në shtator, shkaku i shqetësimeve se Tyson mund t’ia kafshojë veshët, siç kishte bërë gjatë një meçi në vitin 1997.

54-vjeçari Mike Tyson do të kthehet në ringun e boksit për t’u përballur me legjendën tjetër të boksit, Roy Jones Jr, në një meç ekzibicioni në Los Angeles, më 12 shtator, transmeton Gazeta Express.

Tyson, 54-vjeçar, luftoi në ring për herë të fundit në mënyrë profesionale në vitin 2005, kur u mposht nga irlandezi Kevin McBride. Ajo ishte humbja e tij e gjashtë në 58 meçe në karrierë.

E përkundër që karriera e tij përfundoi me disfatë, ai njihet si njëri ndër legjendat e këtij sporti shkaku i karrierës së tij mbresëlënëse paraprakisht. Ndër momentet më të paharrueshme në karrierën e tij është meçi kundër Evander Holyfield, kur Tyson ia kishte kafshuar veshin rivalit.

Menaxheri i Jones Jr, Zsolt Barna, ka bërë të ditur se boksieri e ka parë të nevojshme t’i sigurojë veshët në rast se Tyson ia shqyen njërin prej tyre, shkaku i historisë së tij.

Mike Tyson dhe Roy Jones do të përballen në një meç tetë-rundësh dhe Komisioni Atletik Shtetëror i Kalifornisë ka sugjeruar se nokautet s’do të lejohen.

Jones, 51-vjeçar, nuk është futur në ring që prej se e rrahu Scott Sigmonin në shkurt të vitit 2018. /Gazeta Express/

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit