Komuna e Malishevës vazhdon të punojë me staf të reduktuar

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sikur çdo të hëne, edhe sot e ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku drejtorët e drejtorive kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim.

Në këtë mbledhje u bë e ditur se puna në administratën komunale është duke u kryer me staf të reduktuar për shkak të situatës pandemike, mirëpo të gjitha shërbimet komunale janë duke u kryer pa probleme dhe deri më tani nuk ka ankesa në kryerjen e shërbimeve.

Po ashtu u bë e ditur se është duke vazhduar implementimi i planifikimeve për këtë vit, përfshi edhe investimet apo realizimin e proejkteve kapitale, edhe pse shumë prej tyre kanë filluar me vonesë për shkak të situatës me pandeminë covid-19.

Sa i përket situatës pandemike, u bë e ditur se situata vazhdon të jetë e nën kontroll, pavarësisht rasteve, dhe se shërbimet komunale përgjegjëse janë duke ofruar mbështetjen e nevojshme në të gjitha rastet, si në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ashtu edhe me shërbimet tjera, përfshi edhe furnizimet.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka kërkuar nga të gjitha drejtoritë, që të vazhdojnë të punojnë, pavarësisht situatës dhe ti kryejnë të gjitha obligimet që kanë. “Ka vonesa në implementimin e projekteve, për shkak të vonesave në procedura, si pasojë e pandemisë, por kërkoj nga ju që të jepni maksimumin e mundshëm për realizimin e të gjitha obligimeve që kemi”, ka kërkuar Begaj nga drejtorët e drejtorive.

Më Shumë

Bullgaria fiton Eurovisionin, Alis u rendit i 13-ti

Ka ulur siparin nata e madhe e Finales së Eurovizionit 2026, një mbrëmje që dhuroi gjithçka: emocione të forta gare, spektakël të vërtetë vizual...

Shkurte Fejza takon ish-presidentin Clinton: Mirënjohje nga zemra në emër të popullit të Kosovës

Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Fejza ka takuar në SHBA ish-presidentin Bill Clinton. Lajmin e ka bërë me dije vet këngëtarja në rrjetet sociale. Shkurte Fejza...

Lajmet e Fundit