8.2 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Edhe debatet në “DokuFest” po mbahen online

Pandemia ka bërë që industria e filmit të kalojë nëpër një fazë të vështirë. Festivalet këtë vit u përballën me diçka që i tejkaloi pritshmëritë e tyre. Pikërisht për shkak të pasigurisë dhe rrezikut që solli koronavirusi, festivali ndërkombëtar i filmave ndërkombëtar dhe të shkurtër, “DokuFest” po mbahet online. Në këtë formë janë duke u mbajtur edhe debatet.

“Përtej vitit 2020...”, për një industri më të hapur të filmit

Të martën, Anna Serner, drejtoreshë e Institutit Suedez të Filmit dhe Brigid O’Shea, bashkëthemeluesja e Shoqërisë së Filmit Dokumentar në Evropë, nisën maratonën e diskutimeve të parapara për këtë vit. Dyshja bisedoi për hapat për t’u adaptuar krahas rrethanave të pashmangshme dhe për të përqafuar realitetin e ri përtej këtij viti. Sipas tyre, festivalet, por edhe industria e filmit duhet që të shkojnë përtej kufijve që kanë ekzistuar, dhe duke shfrytëzuar komunikimin virtual të ofrojnë një hapësirë që do të jetë e hapur për të gjithë, dhe që do të pranojë këndvështrime të ndryshme.

Anna Serner qëkur mori postin e drejtoreshës së Institutit Suedez të Filmit në vitin 2011 punoi për të arritur përfshirje të barabartë të regjisorëve në aspektin gjinor. Në vitin 2016, Instituti pati si target kuotën gjinore 50/50, transmeton ‘koha.net’.

Serner ka thënë se është e domosdoshme që të diskutohet për gjëra me rëndësi, ani pse debatet publike në këtë kohë pandemie nuk janë të mundshme. Ka treguar se që në fillim e kishte parë të rëndësishme që të tregonte se pse ka rëndësi filmi. Sipas saj, kultura ka ngjashmëri me gazetarinë. Ka thënë se ajo u lejon njerëzve që të marrin perspektiva të ndryshme e që mund t’i ndërlidhin me jetët e tyre apo me shoqërinë.

Më Shumë

“Bisha” e bllokadave zbarkon në Prizren

Kenny Wooten është përforcimi më i ri i KB Bashkimit. ?I gjatë 205cm dhe me një karrierë mbresëlënëse në NBA G League (Westchester Knicks), Wooten...

Barnatorja Qendrore në Rahovec nis punën me dy ndërrime

Nga dita e nesërme, Barnatorja Qendrore në kuadër të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të funksionojë me dy ndërrime, duke mundësuar shërbime...

Lajmet e Fundit