11.6 C
Prizren
E martë, 29 Prill, 2025

“DokuFest-i” shpërblen filmat që vënë në pikëpyetje realitetin

Në ditët e sotme, shpeshherë, puna dhe suksesi i një njeriu definohet nga rezultatet që dalin në makinën e kërkimit “Google”. Mjafton emri dhe mbiemri. E kur gjiganti i kërkimit nuk ia del të sjellë ndonjë informatë, këtë ia bën me dije kërkuesit. Edhe për fotografin kroat Marko Çakloviq ka ekzistuar mungesë informacioni. Këtë do ta vinte re miku i tij, regjisori Ivan Ramljak.

“DokuFest-i” shpërblen filmat që vënë në pikëpyetje realitetin“Gati nuk kishte shenja fare të ekzistencës së veprave të tij artistike. Kur kërkoja emrin e tij dilte pak a shumë asgjë. Kjo për arsye se ai kishte vdekur para përhapjes së internetit”, ka thënë regjisori për KOHËN. Ramljak tani është duke e mbushur këtë boshllëk sa i përket krijimtarisë artistike të fotografit të talentuar. Duke pasur si qëllim që para botës të prezantojë punën e tij, ka realizuar edhe dokumentarin e gjatë “Once Upon A Youth”.

Në të përpiqet që të rikonstruktojë vizualisht jetën e shokut të tij dhe miqësinë midis tyre. Jehona për fotografin, por edhe për realizimin e regjisorit Ivan Ramljak, veçse ka nisur. Filmi që në nisjen e rrugëtimit nëpër festivale ia arriti të shpërblehet. “Once Upon A Youth” mori çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”. Pikërisht në këtë festival me nam e kishte edhe premierën botërore. U shpërblye si më i miri në kategorinë e dokumentarëve të Ballkanit në edicionin e sivjetmë. Këtë vit, “DokuFest-i” u detyrua që të mbahej online për shkak të pandemisë. Edicioni i 19-të nisi më 7 gusht, ndërsa çmimet u ndanë mbrëmjen e së shtunës përmes transmetimit të drejtpërdrejtë të një materiali më shumë se gjysmëorësh në faqen zyrtare të “DokuFest-it”. Edicioni përfundon më 25 gusht.

Më Shumë

Prokuroria konfirmon zbulimin e një laboratori droge në Prizren, jep detaje

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka zbuluar një laborator të drogës  dhe kanë arrestuar tre persona të dyshuar. Ata dyshohet se kanë kultivuar...

Albulena Haxhiu sërish nuk merr votat e mjaftueshme për kryeparlamentare

Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu për herë të tretë nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për kryetare të Kuvendit.   Në...

Lajmet e Fundit