2.7 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

UNDP-ja përmes MPMS-së ndihmon 2 mijë familje skamnore

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim i ka dorëzuar Ministrisë se Punës dhe Mirëqenies Sociale 2 mijë kuponë që përmbajnë vlera të ndryshme të të hollave, për 2 mijë familje që janë përfitues të skemës së ndihmës sociale, me qëllim që t’i ndihmojnë familjet në blerje të gjerave elementare në këtë kohë të pandemisë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica tha se marrë parasysh situatën me pandeminë, gjendja e familjeve skamnore është më e rënduar.

“Këtë mbështetje të ua ofrojmë atyre familje që janë në gjendje më të rënduar dhe që janë buzë varfërisë se skajshme”, tha Reçica.

Për të marrë këta kuponë janë vendosur disa kritere e që përfitues do të jenë nënat vetushqyese, familjet që kanë persona me aftësi të kufizuar, ato qe kanë probleme me banim e fëmijë në shkollë.

Kuponët përmbajnë vlera të ndryshme varësisht numrit te anëtarëve te familjes, dhe jepen me qëllim që të njëjtat të sigurojnë ushqim dhe mjete higjienike.

Familjet deri në 4 anëtarë do të marrin kupon në vlerë prej 60 euro, familjet 5 deri në 8 anëtarë do te marrin 70 euro, ndërsa familjet mbi 8 anëtarë do të marrin 80 euro në muaj, për tre muaj me radhë.

Më Shumë

Ky është 34 vjeçari që vdiq tragjikisht në Rahovec, la pas vetes tre fëmijë

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur dje në Rahovec, ku një person ka humbur jetën aksidentalisht derisa ishte duke prerë një lis. Viktima është...

Manipulimi me vota: Kryesuesi i komisionit nga Malisheva ndalohet për 48 orë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se më datë 28 janar 2026 ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të...

Lajmet e Fundit