Martinez: Dua të fitoj trofeun e parë me Interin!

Inter do të përballet në finalen e Europa League me Sevillian. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për zikaltërit që do të tentojnë fitimin e këtij trofeu.

Dhe një ndër lojtarët që po e pret me padurim te Inter sfidën do të zhvillohet të premten në Koln të Gjermanisë, është Lautaro Martinez, i cili në një intervistë të dhënë për kanalin e UEFA-s u shpreh se dëshiron të fitoj trofeun e tij të parë me zikaltërit.

Lautaro gjithashtu nuk rresht së falenderuari Antonio Conte për mundësinë që i ka dhënë për t’u shfaqur si protagonist me zikaltrit në këtë sezon.

“Shpresoj që ndeshja e fundit e sezonit të jetë speciale për ne. Të premten duam të ngrejmë lart trofeun. Interi po rritet shumë si grup. Është finalja ime e parë, dhe dua të fitoj trofeun tim të parë me Interin.”.

Lautaro foli me superlativa për Conten. “Conte më ka telefonuar sapo ka ardhur tek Interi kur unë isha me pushime. Më ka ndihmuar shumë të rritem. Është një trajner që ka besim tek unë dhe më ka ndihmuar të rritem dhe të ndryshoj mentalitet”.

Në fund argjentinasi tha edhe dy fjalë për kundërshtarin në finale. “Sevilla ka luajtur shumë finale dhe kjo do thotë që është një skuadër serioze që luan mirë. Është një kundërshtar i fortë”, përfundoi Lautaro Martinez.

Më Shumë

Totaj me bashkëpunëtorë vizitoi fermerin Isen Islamaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, vizitoi sot fermerin Isen Islamaj në lagjen “Bajram Curri”. Fermeri Islamaj falë punës së...

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

Lajmet e Fundit