Ndërron jetë një 33 vjeçar nga Rahoveci i prekur me COVID-19

Sot rreth orës 14:30 ka ndërruar jetë një 33 vjeçar nga fshati Xërxë i Rahovecit i cili ka qenë i infektuar me COVID-19.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka shtuar se katër anëtarë të tjerë të së njëjtës familje janë të prekur me koronavirus.

“Personi në fjalë ka ndërruar jetë sot rreth orës 14:30 dhe ka qenë i infektuar me COVID-19”.

“Sipas informacionit zyrtar që e kemi nga IKSHPK, ai ka qenë në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK. Në fakt ky ka pasur probleme me mushkëri”.

“Si familje janë 4-5 vetë të infektuar me COVID-19 dhe janë në gjendje të vështirë financiare. Ne ju kemi qëndruar dhe po iu qëndrojmë bukur afër pothuajse çdo ditë”

Më Shumë

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Lajmet e Fundit