Veseli ngjitet në shtegun Via Ferrata Panorama skaj Lumbardhit në Prizren

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka provuar sot adrenalinën e ngjitjes në shtegun Via Ferrata Panorama skaj Lumbardhit, në Prizren.

Ai i ka ftuar të gjithë që ta shijojnë këtë atraksion bjeshkatar dhe këtë pjesë të bukur të Kosovës.

‘’Sot provova kënaqësinë e një aventure të re të ngjitjes shkëmbore në një ndër vendet më të bukura të Kosovës. Me udhëzimet e Taulantit dhe Denit, përjetova adrenalinën dhe përvojën e jashtëzakonshme të ngjitjes së shtegut Via Ferrata Panorama skaj Lumbardhit, në Prizren. Pamje magjepsëse e atraksion bjeshkatar që duhet përjetuar nga secili dhe si ftesë për t’i vizituar sa më shumë këto bukuri të rralla të Kosovës‘’, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit