Epopeja e UÇK-së në Vërri, një nga ngjarjet më të lavdishme të luftës çlirimtare në zonën e Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se Epopeja e UÇK-së në Vërrin është një nga ngjarjet më të dhimbshme, por në të njëjtën kohë edhe të lavdishme të luftës çlirimtare në zonën e Prizrenit.

“Sot, 22 vite më parë, forcat serbe në mënyrë mizore sulmuan fshatrat e Vërrinit, si pasojë e të cilit kanë rënë për të mos vdekur kurrë 27 dëshmorë dhe 42 martirë!”, tha Haskuka.

“Çdo betejë dhe secila sakrificë e lavdishme duhet të ketë memorialin e saj, për këtë arsye, së shpejti Komuna e Prizrenit do ta ketë edhe shtatoren e heroit të kombit, Selajdin Berisha, i cili është simbol i kësaj beteje”.

“Dëshmorët janë bazamenti i shtetit tonë, prandaj, përkujtimi i tyre s’do të ndalet asnjëherë!”, tha Haskuka./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Lajmet e Fundit