Fillon ndërtimi i fushave të sportit në dy shkollat në Kijevë të Malishevës

Në kuadër të realizimit të projekteve të planifikuara dhe të investimeve kapitale, në fshatin Kijevë të Malishevës ka filluar ndërtimi i fushave të sportit për shkollën fillore si dhe për atë të mesme profesionale.

Në fillimin e punimeve ishin të pranishëm drejtori komunal i Arsimit, Blerim Thaçi, ai i Urbanizmit, Ahmet Morina, asamblisti nga Kijeva, Kajtaz Gashi, drejtorë të shkollave përkatëse dhe kryetari i Kijevës, Bashkim Gashi dhe qytetarë të tjerë.

Në fillimin e punimeve drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, ka thënë se, përpos këtyre dy fushave sportive në Kijevë, është duke u investuar edhe në shumë projekte të tjera, duke përfshirë është zgjerimin e ndriçimit publik.

“Së shpejti fillohet ndërtimi i çerdhes, rrugëve të reja dhe shumë projekte tjera”, ka thënë Morina. Ndërsa drejtori i Arsimit, Blerim Thaçi, ka thënë se “ndërtimi i fushave sportive për shkollat janë pjesë e investimeve në krijimin e kushteve më të mira për shkollat e Komunës së Malishevës, përfshi edhe fushat sportive”.

Në anën tjetër, kryetari i Kijevës, Bashkim Gashi, e ka falënderuar Komunën e Malishevës për këtë investim si dhe për investimet e tjera që pritet të fillojnë së shpejti.

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave

Të shtunën janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi dyshohet se më 29 prill, rreth orës 21:32, kanë sulmuar fizikisht dy viktima. Sipas informacioneve nga...

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mjete përmes përmbarimit, rreth 17 milionë euro gjatë vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se nga buxheti i komunës janë ekzekutuar mjete përmes përmbaruesit. Sipas tij, vetëm nga kategoria e...

Lajmet e Fundit