Pesë të vdekur e 50 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë shënuar 50 raste të reja me koronavirus në vend, ndërsa raportohet edhe për pesë të vdekur në 24 orët e fundit.

“Janë shëruar edhe 117 pacientë të tjerë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 11.150. Numri total i rasteve pozitive është 14.496 raste në virusin SARS-CoV-2 dhe 586 raste të vdekjes. Kurse numri i rasteve aktive është 2.760”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Më Shumë

Shtabi komunal në Malishevë: Nis përgatitja për spërkatjen kundër Etheve Hemorragjike

Në Malishevë është mbajtur takimi i radhës i Shtabit Komunal për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Hemorragjike, i udhëhequr nga kryetari i shtabit, Amrush...

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

Lajmet e Fundit