Zyrtare: Neymari ndëshkohet, pasi i ra shpullë pas qafës kundërshtarit

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar është pezulluar për dy ndeshje, për shkak të kartonit të kuq kundër Marseille. Por autoritetet e futbollit francez janë zotuar se do t’i hetojnë akuzat e bëra nga braziliani për racizëm.

Neymari e akuzoi mbrojtësin e Marseille Gonzalez, për racizëm gjatë takimit tejet të tensionuar të dielën në Ligue 1, i cili u prish nga një përleshje në fushë që për rezultat i kishte 14 kartonë të verdhe dhe pesë të kuq, transmeton Gazeta Express.
shëmtuara në fund të takimit, pasi pesë futbollistë u përjashtuan me kartonë të kuq për shkak të përfshirjes në një përleshje në fushë.

Neymari ishte i fundit që u përzë nga fusha për shkak se e qëlloi me shpullë pas qafe Gonzalezin.

Gonzalez i ka mohuar akuzat e Neymarit për racizëm.

Edhe katër lojtarët e tjerë që u përjashtuan me të kuq, u pezulluan. Mbrojtësi i PSG-së Layvin Kurzawa u pezullua për 6 ndeshje.

Liga e Futbollit Profesionist (LFP), organi qeverisës i futbollit profesional francez, ka konfirmuar se do t’i hetojë akuzat e Neymarit. /Gazeta Express/

Më Shumë

DKA në Prizren diskuton me Ambasadën turke për bashkëpunim në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, së bashku me zyrtarin Ferdi Kovaç, kanë pritur në takim këshilltarin për Arsim në Ambasadën e...

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

Lajmet e Fundit