Fluks në Morinë, mbi 7 mijë pushues nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Mbi 7 mijë qytetarë të Kosovës kanë kaluar sot në Morinë dhe destinacioni kryesor i tyre është bregdeti.

Kolonat e mjeteve dhe fluksi në Morinë është thuajse i njëjtë me fundjavën e kaluar. Shumë prej tyre janë me pushime të shkurtra ditore apo fundjavë, por ka edhe nga ata që preferojnë pikërisht javën apo 10-ditëshin e fundit të shtatorit si kohë e përshtatshme për plazh.

Policia kufitare në Morinë vijon të aplikojë procedurën e përshpejtuar për shmangien e radhëve të gjata e qëndrimet e panevojshme në kufi.

Më Shumë

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje...

Lajmet e Fundit