34.3 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Shërohen 4 persona në Malishevë dhe regjistrohet një rast i ri me Covid-19

Sot janë shëruar katër persona nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar edhe një rast i ri. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Rast i ri i regjistruar sot, është nga fshati Banjë, ndërsa numri i rasteve aktive është 18 raste.

Gjendja e përgjithshme e situatës me pandemi në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: gjithsejtë të prekur me covid-19, nga data 14 mars e deri më sot, janë 241 raste, prej tyre 197 janë shëruar, 22 raste kanë përfunduar me vdekje, ndërsa  aktiv me covid-19 janë edhe 18 persona.

Nënkryetar i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të Shtabit Komunal që merret me menaxhimin e situatës me pandemi, ju bën thirrje të gjithë qytetareve pa dallim, që të vazhdojnë të zbatojnë rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore në vend, për bartje të maskës mbrojtëse, për mbajtje të higjienës apo pastrimin e shpeshtë të duarve dhe për mbajtje të distancës sociale.

“Ne jemi 24 orë në ditë në shërbimin tuaj, duke e menaxhuar situatën me pandemi, por nëse të gjithë së bashku tregojmë kujdesin e  duhur, atëherë e kemi më të lehtë menaxhimin e kësaj situate, prandaj, të bëjmë kujdes dhe ti respektojmë masat, pasi momentalisht kjo është mënyra e vetme e luftimit të këtij virusi, por edhe është mënyra më e lehtë”, ka thënë nënkryetari Berisha, në thirrjen e tij për respektimin e rekomandimeve anti-covid.

Më Shumë

Hamdi Elezkurtaj – Themeluesi i SHKA “Emin Duraku” që e ktheu Zhurin në qendër të kulturës

Në një kohë kur kultura popullore ishte në rrezik të harresës, një burrë nga fshati Zhur i Prizrenit vendosi t’i përkushtohet ruajtjes dhe promovimit...

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Lajmet e Fundit