13.1 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

“E drejta për të dashuruar” fitoi në Javën e Filmit në New Jork

Right to love-filmFilmi “E drejta për të dashuruar” i regjisorit nga Shqipëria, Paul Kurti është shpallur filmi më i mirë i metrazhit të gjatë në kuadër të Javës së Filmit Shqiptar në New Jork që u mbajt prej 8 deri më 14 nëntor. Kështu ka bërë të ditur për KultPlus, organizatorja e këtij festivali, Mrika Krasniqi.

“Rrëfimi i Fundit” i regjisorit nga Maqedonia, Ibrahim Dearit, është shpallur filmi më i mirë i shkurtër ndërsa “Çmimi i të qenit grua” i regjisorit kosovar Ilir Kabashit është shpallur filmi më i mirë dokumentar.

Çmimet në këtë mbrëmje i ndau konsulli i Republikës së Kosovës në New York,Bekim Sejdiu. Në këtë ngjarje u nderua me mirënjohje për vepër jetësore aktorja 65 vjeçe, Pavlina Mani e cila e priti me shumë emocion këtë çmim.

Organizatorja Krasniqi tha se sukses i veçantë i kësaj ngjarje ishte lajmi për filmin “Agon” ku një kompani italiane e distribuimit të filmave me të parë publicitetin në media kërkoi blerjen e të drejtave të filmit për në Itali.

“Mbase kjo është ndër misionet tona kryesore që tu hapim rrugë artistëve shqiptar drejt depërtimit në botë”, tha Krasniqi, transmeton Koha.

Edicioni i dytë i Javës së Filmit Shqiptar bashkoi të gjithë shqiptarët, por edhe shume artistë të tjerë që kishin ardhur për ta ndjekur këtë ngjarje nga vise të ndryshme të Amerikës.

Sipas organizatorëve ky interesim i lartë është një shtytje dhe përgjegjësi shtesë për vazhdimin e kësaj tradite në mënyrë që publikut shqiptar në SHBA ti prezantohen të rejat në kinematografinë shqiptare.

Më Shumë

‘Nxënësja jonë filloi rrugën e përjetësisë pa na thënë lamtumirë’: Shkolla ‘Emin Duraku’ në Prizren reagon me pikëllim pas vrasjes së 15-vjeçares nga babai...

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një vrasje e rëndë në Prizren. 15-vjeçarja, Silan Görenç është therë me thikë për vdekje nga babai i saj në...

Fillon lyerja e shtyllave të ndriçimit publik në zonën qendrore të Prizrenit

Komuna e Prizrenit të hënën ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur aksion për mirëmbajtjen e infrastrukturës së ndriçimit publik, duke filluar...

Lajmet e Fundit