2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Studentët, protestë në mbrojte të “Grupit të Drenicës”

Studentet-organizojne protesteOrganizatat studentore do të mbajnë të hënën një protestë në shenjë kundërshtimi dhe pakënaqësie për arrestimet e fundit të ish-ushtarëve të UÇK-së të njohur si “Grupi i Drenicës”.

Në këtë protestë do të kërkohet nga EULEX-i lirimi i menjëhershëm nga të gjitha aktakuzat për pjesëtarët e “Grupit të Drenicës” dhe çdo pjesëtari të UÇK-së.

Përfaqësuesi i Këshillit Organizativ të Protestës, Veton Raci, ka njoftuar të premten në një konferencë për medie se marshi, i cili do të nisë në orën 12: 00 nga Qendra Studentore, do të vazhdojë në drejtim të objektit të EULEX-it dhe do të jetë paqësor. “Ne si këshill organizativ i kësaj proteste, pas gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar në Kosovë si pasojë e spektaklit të organizuar nga EULEX-i, i bëjmë thirrje EULEX-it që menjëherë t’i lirojë nga të gjitha aktakuzat pjesëtarët e ‘Grupit të Drenicës’ dhe çdo pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të merret me krime që botërisht janë të njohura, e jo me krime të shpikura ndaj UÇK-së”, ka theksuar Raci, shkruan Epoka e re.

Ai ka deklaruar se organizimi i kësaj proteste është vullnet i të gjithë studentëve. “Ne si përfaqësues të studentëve e kemi parë të arsyeshme që kërkesave të studentëve t’u përgjigjemi me anë të organizimit të kësaj proteste në mbrojtje të vlerave të luftës. Janë pikërisht bijtë tanë të cilët në ditët më të vështira i dolën zot vendit dhe sot po trajtohen si kriminelë nga EULEX-i dhe qarqet e tjera”, është shprehur ai, duke shtuar se studentët nuk do të durojnë që çlirimtarët të trajtohen si kriminelë. “Sot jemi mbledhur këtu t’i tregojmë EULEX-it dhe çdokujt që dëshiron t’i provokojë ndjenjat tona, se ne si studentë nuk durojmë që çlirimtarët tanë të trajtohen si kriminelë, kur dihet se kriminelët e vërtetë janë në Beograd dhe shëtisin lirshëm”, ka thënë Raci. Ai ia ka rikujtuar EULEX-it deklaratën e prokurorit serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviqit, i cili ditë më parë pati deklaruar se në Beograd shëtisin të lirë hiç më pak se 300 kriminelë, të cilët kanë kryer krime lufte në Kosovë. Ndër të tjera, ata kanë paralajmëruar se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre mund t’i ashpërsojnë protestat deri në realizimin e qëllimeve të tyre.

Më Shumë

“Pata bashkëbisedim të ngrohtë”, Abidixhiku viziton fshatin Bellanicë të Malishevës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, vizitoi fshatin Bellanicë të Malishevës, ku u prit në shtepinë e familjes Kafexholli. Në një postim...

Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit thërret  seancë të jashtëzakonshme

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit   në një seancë  të  jashtëzakonshme. Seanca mbahet të martën,...

Lajmet e Fundit