18.8 C
Prizren
E premte, 31 Tetor, 2025

Haxhi Shala flet pas intervistimit në Hagë: U mbrojta në heshtje, e shkruajta veç emrin dhe mbiemrin

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, sot është intervistuar nga Gjykata Speciale.

Ai pas intervistimit ka deklaruar se është mbrojtur në heshtje dhe se ka shënuar vetëm emrin dhe mbiemrin.

“Intervistimi shkoj mirë se vendosëm me avokatin ta shfrytëzojmë të drejtën të mbrohem në heshtje. I kemi dhënë disa shënime rreth emrit dhe mbiemrit dhe asgjë tjetër. Përderisa nuk kishim asnjë material as unë, as avokati pse jam ftuar si i dyshuar, e shfrytëzuam të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje”, ka deklaruar Shal për TV Dukagjinin.

Ai ka thënë se nuk e di se çfarë do të ndodhë tutje.

“Çka do të ndodhë në të ardhmen nuk e dijmë as unë as avokati. E kam përfunduar për sot intervistën, nuk më është caktuar asnjë datë tjetër. Në Kosovë do të kthehem brenda 2-3 dite, se do të jem për vizitë te djali në Pragë”, ka thënë Shala.

Haxhi Shala arrin në Hagë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Haxhi Shala, ka mbërritur në Hagë.

Shala do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

Një mik i tij i ka publikuar disa fotografi kur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po hyn në këtë gjykatë.

Njoftimi i plotë:

Do ta kalojmë edhe ketë sfid Kumar ?????

Gepostet von Bashkim Qazimi am Donnerstag, 8. Oktober 2020

Më Shumë

LVV forcon aleancat për raundin e balotazhit në Prizren, bashkëpunim me partinë e Albert Kinollit

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi ka njoftuar se ka arritur bashkëpunim me Partinë Rome të Bashkuar të Kosovës që drejtohet...

Pas Kinollit, Abrashi bashkon forcat edhe me Erxhan Galushin për garën në Prizren

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga LVV, Artan Abrashi pas marrëveshjes së arritur me Albert Kinollin, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me...

Lajmet e Fundit