15.7 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Southgate: Të rikthehen fansat sa më shpejtë

Tekniku i Kombëtares Angleze, Gareth Southgate ka dhënë deklaratë për media pas lojës kundër Kombëtares Belge, në të cilën “Tre Luanët” e fituan me rezultat të ngushtë 2:1. Përveç analizës së ndeshjes dhe urimeve të lojtarëve, Southgate ka përmendur edhe rikthimin e fansave nëpër stadiume.

Që prej mbylljes së futbollit në Angli për shkaqe të pandemisë Covid-19, tifozët ende nuk janë kthyer në stadiume dhe kjo gjë sipas Southgate është duke ndikuar shumë tek lojtarët dhe klubet.

Në ndeshjen ndaj Wales, Anglia arriti të siguronte një fitore të bindshme me rezultat 3:0 ku debutoi sulmuesi i ri Dominic Calvert-Lewin me gol në minutën e 26’. Tekniku i Anglisë foli edhe për këtë gjë ku e lavdëroi Calvert-Lewinin dhe shtoi se debutuesi edhe pse shënoi golin e parë për kombëtare nuk kishte se me kë të festonte.

“Këto janë momente ku të gjithë luftojmë për to. Fansat na mungojnë shumë, atmosfera të cilën e bëjnë, nuk është gjë e mirë nëse nuk e ke faktorin kryesor për të festuar.

Niveli i lojës është më i lartë nëse fansat janë pjesë e tyre në stadiume. Ne jemi duke shpresuar që të ndodhë një rikthim sa më i shpejtë i tyre,” tha Southgate.

“Mund ta merrni shembull lojën kundër Wales-it. Për Calvert-Lewin ishte loja e parë me “Tre Luanët” dhe po ashtu ai arriti që pas 26’ minutash lojë të shënonte. Kjo që bëri ai në paraqitjen e parë duhej të festonte me tifozët, ta ndante gëzimin me familje por për shkak të Covid-19 ai nuk mund ta bënte at gjë. Duhet që fansat të rikthehen sa më shpejtë, futbolli po e humb kënaqësinë që e ka, ndeshjet nuk janë atraktive për shikuesit,” tha ai.

Në Angli është duke qarkulluar një peticion ku po kërkohen sa më shumë nënshkrime në kuadër të rikthimit të fansave, dhe pritet që të rishikohet nga qeveria Britaneze dhe në fund të merret një vendim i kënaqshëm.

Më Shumë

Pamje nga aksidenti mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës

Një aksident trafiku ndodhi sot mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës, rrugës për Carralevë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...

Rrahu gruan para fëmijëve dhe u zhduk – në kërkim i dyshuari nga Llozica e Malishevës

Në fshatin Llozicë të komunës së Malishevës një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë fizike dhe psikike të përsëritur. Viktima është M.GJ, 27...

Lajmet e Fundit