SHBA/ Uragani ‘Zeta’ la pas gjashtë viktima dhe mijëra persona të pastrehë

Deri tani sipas autoriteteve shtetërore të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën deri më tani si pasojë e uraganit Zeta që ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Uragani Zeta bëri zbarkim pranë Cocodrie, Louisiana, të mërkurën me erëra që arrinin deri në 110 km/h.

Zeta që është stuhia e pestë që përplaset në rajon këtë vit, ajo goditi Luizianën juglindore, duke rrëzuar linjat e energjisë, pemët dhe duke dëmtuar shumë shtëpi.

Zeta ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrikë për 2,6 milionë familje.

Në Louisiana, nga Garda Kombëtare u kërkua të mbështesë ushtarët në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.

Rënia e pemëve bllokoi korsitë e dy autostradave ndërshtetërore në Atlanta.

Zeta, e cila goditi Gadishullin Jukatan të Meksikës të hënën me një erë që arrinte në rreth 130 kilometra në orë, solli reshje të forta shiu.

Shteti i Louisiana-s këtë vit është goditur gjithashtu nga uraganet Laura dhe Delta.

Më Shumë

Osmani nga Rahoveci: Kosova zgjedh stabilitetin, punën, familjen dhe të ardhmen

Në një tubim të madh të mbajtur me qytetarë në Rahovec, Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...

Takim i ngrohtë i Osmanit me gratë prizrenase në lagjen Kurilla (VIDEO)

Kandidatja për presidente nga lista e LDK-së, Vjosa Osmani, ka ndarë një moment të veçantë nga vizita e saj në Prizren, ku u takua...

Lajmet e Fundit