Reshitaj: Mbyllja totale nuk është opsion i duhur, sa më pak politikë të bëhet në menaxhim të pandemisë

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj, ka thënë se është për keqardhje që Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili është urgjent nuk po arrinë të futet në senacë dhe të kalojë.

Këtë koment ajo e ka dhënë në emisionin “Frontal” në T7, teksa shtoi se në seancë mungoi edhe LVV-ja që “konsideroj që prap s’do ta votojnë dhe mungoi edhe PDK-ja”, tha ajo.

Megjithatë, Reshitaj theksoi se beson se koalicioni i ka pasur votat edhe sot për ta votuar në lexim të dytë ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Ajo tha se vendi po përjeton pandemi dhe kjo nuk është përgjegjësi vetëm e pozitës por e të gjitha partive politike.

“Nuk është përgjegjësi vetëm e pozitës por e të gjithëve, çdo deputet duhet të ndjej mbi supe përgjegjësinë morale mbi këtë çështje”, tha ajo, transmeton Gazeta Express.

“Nesër kemi seancën e rregullt, presim shumë shpejt të kthehet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike”, vazhdoi ajo.

Reshitaj u shpreh se duhet mirëkuptimi i të gjithëve për masat e reja kundër koronavirusit, ndërsa mbyllja totale tha se nuk është opsion.

“Ditë më parë kemi marrë informatë që paralajmërohet mbyllje totale e vendit, kemi reflektuar edhe nga përfaqësuesit tanë qe i kemi në qeveri që nuk është momenti të shkojmë në një epilog në mbyllje totale, konsiderojmë se ka hapësirë për opsione të tjera para se të shkojmë në mbyllje totale”, u shpreh Reshitaj ndër të tjera.

Reshitaj tha se nuk duhet bërë politikë në menaxhim të pandemisë. /Gazeta Express/

Më Shumë

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit