10.1 C
Prizren
E premte, 6 Mars, 2026

Gjatë 24 orëve 5 aktakuza kundër 9 personave në Prizren

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza, kundër gjashtëdhjetë (60) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave dhe një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Më Shumë

Përballje interesante sonte në Rahovec

Ndeshje shumë e rëndësishme në kuadër të xhiros së radhës në Superligë sonte zhvillohet ndërmjet Rahovecit 029 dhe Borës. Takimi do të luhet në palestrën...

Ish-punëtorja e “Eurosig” ndalohet në Vërmicë pas tre vitesh në kërkim për ngacmim

Një rast i iniciuar që nga janari i vitit 2023 për veprën penale “Ngacmim” ka marrë epilog sot në mëngjes, pasi e dyshuara është...

Lajmet e Fundit