Edhe Hajrulla Çeku mohon se pati përplasje fizike me Arben Gashin

Deputeti i Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku, ka mohuar se është përplasur fizikisht me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, derisa ishin duke debatuar për çështjen e të pagjeturve në Kuvend.

Çeku për klankosova.tv ka thënë se u përpoq që të qetësojë situatën me tensione.

“Nuk kam pasur përplasje as me z. Gashin e as me dikë tjetër. Aty jam gjendur në përpjekjen për të qetësuar situatën e tensionuar që u krijua pasi disa deputetë të LDK-së tentuan të pengojnë fjalimin e deputetes Saranda Bogujevci. Andaj, është lajm i rremë që kam pasur përplasje fizike”.

Tensionet nisen kur Gashi ka akuzuar LVV-në se duke e politizuar çështjen e ndjeshme të të pagjeturve po e shfrytëzon atë për interesa politike.

Propozuesja e interpelancës, Saranda Bogujevci, derisa po fliste në foltore është përplasur me deputetin e LDK-së, Arben Gashi, pasi ky i fundit u dëgjua duke thënë se “duhet me të ardhur marre”.

Në një prononcim për klankosova.tv, edhe deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, ka thënë se nuk ka pasur përplasje, por se vetëm ka qenë një situatë e tensionuar.

Më Shumë

Hamza nga Prizreni: Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në Prizren në prezantimin e kandidatëve për deputetë...

Dukagjini shkruan histori, fiton Kupën e Kosovës dhe siguron Evropën

Dukagjini ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës, pas triumfit 2:1 ndaj Ferizajt në finalen e zhvilluar në stadiumin...

Lajmet e Fundit