Babai nga Prizreni lajmëron djalin në polici: Më ka rrahur disa herë

Policia e Kosovës është njoftuar dje se një person ka ushtruar disa herë dhunë fizike ndaj babait të tij, raporton Gazeta Express.

Viktima (babai) e ka raportuar në polici djalin duke bërë të ditur para organeve kompetente se i njëjti e ka sulmuar fizikisht disa herë.

I dyshuari nuk gjendej në shtëpi dhe për momentin nuk dihet vendndodhja e tij.

Rasti po hetohet.

“Prizren 24.11.2020 – 12:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi ka mosmarrëveshje me djalin e tij i cili e ka sulmuar fizikisht disa herë. I dyshuari nuk gjendej në shtëpi dhe për momentin nuk dihet ku ndodhet. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Më Shumë

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mjete përmes përmbarimit, rreth 17 milionë euro gjatë vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se nga buxheti i komunës janë ekzekutuar mjete përmes përmbaruesit. Sipas tij, vetëm nga kategoria e...

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Malishevë 20.05.2026, NN....

Lajmet e Fundit