10.2 C
Prizren
E martë, 28 Tetor, 2025

Sulmet ndaj Isa Mustafës i sjellin bereqet biznesit të Haxhi Avdylit

Duket se fyerjet e rënda që i ka bërë kreut të partisë së tij, Isa Mustafës, kanë qenë të bereqetshme për Haxhi Avdylin edhe në kuptimin financiar.

Ai do të përfitojë subvencione, sipas Sinjalit, nga Prizreni që drejtohet nga Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes.

Këta ishin muaj ferri për Isa Mustafën dhe LDK-në që po përjetonin sulme të rënda politike nga ana e Vetëvendosjes.

Por, përtej Vetëvendosjes, sulmet Mustafës në mënyrë të papritur e të ashpër i erdhën edhe nga disa bashkëpartiakë, përfshirë edhe z.Haxhi Avdyli, përcjell Periskopi.

Ai del se do t’i përfitojë diku 4 mijë deri në 5 mijë euro ndihma nga komuna për biznesin e tij privat shëndetësor.

“Nuk është pare për mu, por për punëtorët sikur qysh i kanë marrë nga 170 euro, do t’i marrin edhe tash njo 500-600 euro, mbi 500 euro, nuk është shumë e madhe, shuma është mbi 500 euro, këto punë i ka kryer kontabilisti, ai i përcjell këto sene edhe konkuron”, ka thënë Avdyli për Sinjalin.

Por, sa punëtorë i ka Avdyli në biznesin e tij privat të quajtur Spinal Center?

Sipas informatave nga ARBK-ja, ai i ka të regjistruar dhe deklaruar vetëm dy punëtorë, megjithëse në prononcim thotë t’i ketë plot tetë sosh.

Më Shumë

Dy ndeshje, dy fitore — P.C Prizreni mposht Dritën

Proton Cable Prizreni vazhdon dominimin në Ligën e Parë, duke regjistruar fitore të dyta radhazi këtë sezon. Ndeshja e zhvilluar në Palestrën “Sezai Surroi”...

Liria e Prizrenit fiton në Pejë ndaj Besës

Në një ndeshje dinamike dhe me gola të bukur, Liria e Prizrenit ka triumfuar me rezultat 1:3 ndaj Besës së Pejës, raporton PrizrenPress. Pjesa e...

Lajmet e Fundit