Haxhi Krasniqi emocionon me shkrimin për Besim Kabashin, në 9-vjetorin e vdekjes së tij

Bokseri Robin Haxhi Krasniqi në 9-vjetorin e vdekjes së Besimit Kabashit, e ka kujtuar këtë të fundit përmes një postimi në Facebook.

Krasniqi dhe Kabashi ishin miq të mirë, para se kikboksieri të ndërronte jetë në vitin 2011.”Me shumë mallë e pikëllim për mikun tim Besim Kabashi po e kujtoj 4 Dhjetorin e vitit 2011. U prehshë në paqe miku ynë”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Besim Kabashi, i lindur në Gurrakoc të Istogut, mbi supet e veta mbante titullin e kampionit të botës në kik-boks.Ai në meçet profesioniste ka zhvilluar 36 duele, ndërsa ka fituar gjithsej 35 meçe duke lënë gjurmë të pashlyer në kik-boks.Kabashi ishte i pasionuar pas sporteve luftarake, ndërsa karrierën e tij në kik-boks e nisi në moshën 17 vjeçare.Ai vdiq më 4 dhjetor të vitit 2011, në Mynih të Gjermanisë. /Insporti/

Më Shumë

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit