Messi te PSG? Tuchel jep përgjigje diplomatike

Trajneri i Paris-Saint Germain, Thomas Tuchel, ka folur për spekulimet e fundit të cilat e lidhin ekipin e tij me legjendën argjentinase, Lionel Messi.

Ditë më parë, Neymar ndezi polemikat me deklaratën e tij, ku tha se vitin e ardhshëm do të kishte dëshirë të luante me Messin.

Duke folur në konferencën për shtyp pas lojës së PSG-së me Montpellier u pyet nga gazetarët se a kishte folur me Neymarin për transferimin e Messit.

“Jo, nuk kam folur me Neymar për të (Messi), unë sapo dëgjova këtë gjë pesë minuta më parë. Nuk mund të flas për gjëra të tilla”, tha gjermani.

“Kam shumë respekt për Barcelonën dhe kam shumë respekt për Lionel Messi, unë jam trajner i PSG dhe nuk mund të flas për gjëra të tilla”, përfundoi Thomas Tuchel. /Insporti/

Më Shumë

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Lajmet e Fundit