Qeveria merr vendim: Rithemelohet Lotaria e Kosovës

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ministrat kanë votuar për rithemelimin e Lotarisë së Kosovës.

Kjo u bë me propozimin e Ministres së Financave, Hykmete Bajramit.

“Rithemelimi i Lotarisë së Kosovës, pas ndalimit të funksionimit të lotarisë së Kosovës, legjislatura e kaluar ka kërkuar që kjo çështje të ketë trajtim të veçantë ligjor, sot prezantojmë projektligjin për rithemelimin e lotarisë së Kosovës që parashihet të jetë suksesor juridik i ish-subjektit lotaria e Kosovës. Mund të organizojë vetëm lojërat numerike, jo edhe llojet tjera të lojërave”, ka thënë ajo.

Bajrami shton se janë 62 punëtorë që kthehen në punë.

Ajo sqaron se kjo nuk do të thotë se do të hapen edhe bastoret e kazinot.

“Qeveria është aksionar dhe organ mbikëqyrës është bordi, emërohet sipas kritereve të qarta që garantojnë cilësi dhe procedura transparente.

Ky ligj nuk i rihap lojërat e fatit, po e rithemelon lotarinë, lojërat numerike dhe Instant, nuk po bëjmë hapje të kazinove apo bastoreve, janë 62 punëtorë që kanë mbetur pa punë, këta punësohen në mënyrë automatike”, thotë Bajrami./GazetaExpress/

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Kandidatët e Vetëvendosjes takuan bizneset në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren

Kandidatët e Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore, kanë zhvilluar një vizitë te bizneset përgjatë rrugës "Remzi Ademaj", ku prezantuan programin...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit