-0.8 C
Prizren
E hënë, 13 Janar, 2025

Mbyllet ndeshja spektakolare në Prizren: Kosovahome Prishtina fiton pas katër vazhdimeve ndaj Bashkimit

Një nga ndeshjet më interesante në basketbollin e femrave pasluftës u zhvillua të hënën në mbrëmje ndërmjet Kosovahome Prishtina-Bashkimi, që përfundoi pas plotë katër vazhdimeve, me shumë kthesa dhe emocione në Prizren.

Pas katër vazhdimeve, fitoi shënoi skuadra prishtinase me shifrat 141:136 (18:25, 18:25, 20:21, 32:17, 11:11, 15:15, 14:14, 13:8).

Takimi ishte shumë interesant, ku vashat prizrenase fitojnë dy çerekët e parë, 18:25 dhe 18:25, duke shkuar në pushim me rezultat 36:50. Perioda e tretë ishte më e barabartë 20:21, por kthesa ndodhi në periudhën e katërt. Skuadra prishtinase shkrin epërsinë e 16 pikëve, duke barazuar në 88:88, me dy pikë nga Enxhi Xhanaj dhe ndeshja shkon në vazhdime.

Në vazhdimin e parë, të dy skuadrat ishin në epërsi ndaj njëra-tjetrës, por jo të lartë, derisa me dy pikët nga Enisa Kamerolli përfundon 99:99 dhe ndeshja shkon në vazhdimin e dytë. Në këtë pjesë, Bashkimi kishte epërsi deri në shtatë pikë, por vashat prishtinase rikthehen edhe një herë, ku Kamerolli shënoi sërish për dy pikë (114:114), pesë sekonda nga fundi. Sërish në vazhdimin e tretë, skuadra prizrenase kishte shtatë pikë epërsi dhe u mendua se takimi do të përfundonte me fitoren e tyre, por, skuadra nga Prishtina nuk dorëzohet dhe jep maksimumin, ku arrin të barazojë shifrat në 128:128, ku Enisa Kamerolli shënoi dy pikë nga gjuajtjet e lira.

https://prizrenpress.com/poliklinika-tirana-medical-center-ne-prizren-mban-konsultime-shendetesore-falas-nga-distanca/

E, në vazhdimin e katërt, Kosovahome Prishtina e nisi më mirë, duke krijuar në 135:128. Por, drama në Prizren vazhdoi, ku Bashkimi me një seri prej 0:8 kalon në epërsi 135:136. Megjithatë, në çastet e fundit Kosovahome Prishtina nuk gaboi më dhe triumfoi 141:136, duke ia shkaktuar humbjen e parë Bashkimit në këtë edicion pas shtatë fitoreve radhazi, derisa skuadra prishtinase ka pesë fitore dhe tri humbje.

Te Kosovahome Prishtina u dalluan Enxhi Xhanaj me 40 pikë e tëtë kërcime, Era Shatri me 34 pikë e 21 kërcime, Enisa Kamerolli me 21 pikë, 11 kërcime e 11 asistime dhe Besjana Martinaj me 17 pikë, kurse te Bashkimi më të dalluarat ishin Lejzae Davidson me 49 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime, Arbnore Përquku me 29 pikë, 10 kërcime e 16 asistime dhe Jeta Zeka me 24 pikë.

Në ndeshjet tjera të xhiros së tetë, Vëllaznimi ka mundur Penzën si mysafir me rezultat 61:81. Skuadra kuqezi ka shtatë fitore dhe një humbje, kurse ajo pejane tri fitore dhe pesë humbje.

Fitoren e parë këtë edicion e ka shënuar Kastrioti, që ka mundur Trepçën me shifrat 60:74. Tashmë të dy skuadrat kanë nga një fitore dhe shtatë humbje.

Më Shumë

Shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren, brenda 7 ditëve raporti mbi dëmet

Sipas raporteve fillestare, shpërthimi që ndodhi në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit natën festive të ndërrimit të moteve, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme. Për ta adresuar...

Latifi viziton KBI në Rahovec, vlerëson rolin e tij në ruajtjen e vlerave fetare dhe shoqërore

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI) në Rahovec, ku u prit përzemërsisht nga...

Lajmet e Fundit