7.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Fillon ndërtimi i tribunave dhe zhveshtoreve të reja në stadiumin e Malishevës

Sot kanë filluar punimet në ndërtimin e zhveshtoreve të tribunave të reja në stadiumin e qytetit “Liman Gegaj” në Malishevë.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve, ishin të pranishëm, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori i sportit, Rexhep Mazreku, drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, anëtarët e KK të Malishevës, Alban Mazreku, Alban Krasniqi dhe Valon Krasniqi, si dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë komunale.

“Sporti në këto vitet e fundit, është duke na bërë krenar neve si Malishevë, në të gjitha lëmitë e sportit, por në veçanti futbolli, si sporti më i popullarizuar dhe ne kemi obligim që të krijojmë kushte më të mira për sportin, përmes investimeve. Në këtë rast, për ekipet që luajnë, do të kenë ambiente më të mira me zhveshtore dhe ambiente tjera përcjellëse, e po ashtu rriten edhe tribunat, për shikuesit”, tha nënkryetari Hajdin Berisha.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina, ka bërë të ditur se projekti është dy vjeçar dhe deri në fillimin e sezonit të ri të garave, zhveshtoret dhe tribunat do të jenë gati.

“Ky është investim i Komunës së Malishevës, projekt i miratuar në Kuvendin e Komunës, dhe ka një shumë prej rreth 250 mijë eurove”, ka bërë të ditur Morina.

Edhe drejtori i DKRS-së, Rexhep Mazreku, u shpreh i kënaqur që kanë filluar punimet në në zgjerimin e hapësirës dhe krijimit të kushteve më të mira në stadium.

Më Shumë

Policia shqiptoi rreth 2,500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka nxjerr statistikat e përgjithshme të 24-orëve të fundit. Sipas të dhënave të policisë, gjatë 24 orëshit të datës 17.03.2026, u shqiptuan...

Totaj priti Igballe Rogovën/Do të forcojmë mekanizmat kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, së bashku...

Lajmet e Fundit