8.6 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Lëshohet pulla postare “Trashëgimia, Manastiri i Kryeengjëjve në Prizren”

Sot, Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e fundit për këtë vit të titulluar: “Trashëgimia Manastiri i Kryeengjëjve-Prizren”.

Kjo pullës postare prezanton gjurmët arkeologjike të Manastirit të Shën Arhangjelit (Kryeengjëjve), të cilin e ndërtoi Stefan Dushan Nemanja në grykën e Lumbardhit në Prizren, në vitin 1343, në një kompleks të ndërtesave të vendosura brenda murit mbrojtës të qytetit.

Kompleksi përmban Kishën e Kryeengjëjve (Mëhill dhe Gabriel) me varrin e mbretit, e cila është ndërtuar mbi themelet e një kishe Paleokristiane. Hulumtimet e para në këtë Manastir i gjejmë në vitin 1927, duke vazhduar gjatë viteve 1992-1995, që kanë pasur karakter mbrojtës.

Sipas hulumtimeve, Kompleksi i Manastirit nuk është një lokalitet që i përket vetëm periudhës së Mesjetës së vonë, por është lokalitet shumë shtresor, me një diapazon të gjerë kronologjik të gjetjeve nga periudha e Eneolitit, periudha e Hekurit të vonë, periudha Antike e vonë dhe Mesjeta e hershme.

Filatelia e Postës së Kosovës, për çdo vit emeton pulla postare me imazhet e trashëgimisë kulturore që ka Republika e Kosovës, me qëllim të promovimit të saj.

 

Më Shumë

Bujar Loci shpallet “Trajneri më i Mirë i Vitit”

Trajneri i KB Rahovecit 029, Bujar Loci, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Trajneri më i Mirë i Vitit” nga Federata e Basketbollit të Kosovës,...

Tre persona arrestohen për degradim të mjedisit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar më 4 qershor 2025 një aksion kundër degradimit të mjedisit, në kuadër...

Lajmet e Fundit