Guardiola para derbit: Derbi si një ndeshje që vlen tre pikë, duam fitoren

Pep Guardiola e cilëson vetëm si një ndeshje të radhës, derbin e Manchesterit ndaj United, sfidë e cila vlen vetëm 3 pikë për trajnerin e Manchester City-t.

Trajneri spanjoll i Citiziens ka bindjen se skuadra e tij do të triumfojë në këtë superduel, ndërsa shtoi se i vjen keq që ky derbi do të luhet pa praninë e tifozëve.

“Nuk është një ndeshje me eliminim direkt, në lojë janë vetëm 3 pikë. Sigurisht që derbi është një ndeshje shumë e rëndësishme, kjo edhe prej cilësisë së madhe që kanë kundërshtarët tanë.

Këtë periudhë do të luajmë shumë ndeshje, objektivi ynë është ti fitojmë të gjitha. Më vjen keq për mungesën e publikut, do të ishte bukur të luanim me tifozë“, deklaron Guardiola.

Më Shumë

Osmani nga Prizreni: Shqiptarët fitojnë kur bashkohen dhe humbin kur përçahen

Në një tubim të madh me qytetarë në Prizren, Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e LDK-së për mandat të dytë, Vjosa Osmani,...

Fluks i lartë në Morinë, qytetarë të Kosovës drejt bregdetit shqiptar

Fundjava ka nisur me një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinës, ku pjesa më e madhe e udhëtarëve nga...

Lajmet e Fundit