Ish luftëtari: Në Betejën e Pashtrikut UÇK ka marrë goditjen më të madhe pas rënies së Jasharajve

Hazir Murati është njëri nga 148 pjesëmarrësit e Betejës së Pashtrikut e zhvilluar 22 vjet më parë.

Ai ka rrëfyer copëza kujtimesh nga ajo betejë, ku mbetën të vrarë dhjetëra ushtarë të UCK-së, e në të cilën ra dëshmor edhe ish komandanti Mujë Krasniqi i njohur me pseudonimin “Kapuçi”.

“Goditja më e madhe që ka marrë UÇK, pas rënies së Familjes Jashari është 14 dhjetori i 1998-ës, ku kanë rënë fytyrat më eminente të UÇK-së – Komandant Kapuçi, që ka qenë themelues i UCK-së”, është shprehur Haziri, njofton Klan Kosova.

“1/3 e luftëtarëve kanë rënë në atë betejë, të tjerët kanë shpëtuar të plagosur dhe të mërdhirë. Lufta është zhvilluar 20 metra në vijë ajrore”.

Përveç humbjeve që pësuan atë ditë, Haziri thotë se edhe armikut i shkaktuan humbje që pritën që u kishte ngritur derisa po hynin nga Shqipëria në Kosovë.

“Në bazë të prononcimeve thuhet se 26 janë të vdekur nga radhët e tyre”.

Në këtë betejë, Haziri ka treguar se kanë marrë pjesë edhe dy ushtare, Luljeta Shala e cila ka rënë dëshmore dhe Merita Ramadani.

Më Shumë

RrOK kritikon Komunën e Prizrenit për subvencionet kulturore për vitin 2026

Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) ka reaguar në Facebook, duke shprehur shqetësim të thellë ndaj Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Stadiumi i ri i Suharekës pajiset me leje ndërtimore, hapet rruga për nisjen e projektit madhor

Komuna e Suharekës ka dhënë lejen ndërtimore për stadiumin e ri sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitet prej 6,500 ulësesh të mbuluara. Një hap i...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit