24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Fraxiparina, ilaçi më i kërkuar i momentit (VIDEO)

Fraxiparina dhe llojet e tjera të ngjashme të barnave që rregullojnë koagulimin e gjakut ka ditë që mungojnë në tregun farmaceutik kosovar.

Kërkesat për këtë ilaç janë të mëdha nga qytetarët që kanë familjarë të prekur nga COVID-19.

“Ka më shumë se dhjetë ditë që kemi mungesë totale të Fraxiparinës. Kërkesat e qytetarëve janë shumë të mëdha, sepse përveç pacientëve me COVID-19 këto përdoren edhe tek gratë shtatzëna dhe raste të tjera kur ka ndërhyrje kirurgjike”, tregoi farmacisti Granit Kastrati.

Madje, shumë qytetarë Fraxiparinë po kërkojnë edhe përmes platformave online vetëm për të gjetur qare.

Sipas Milaim Avdullahut, përfaqësues i distributorëve dhe importuesve farmaceutikë, mungesat e furnizimeve në tregun kosovar vinë si pasojë e planifikimeve që kanë bërë importuesit kosovarë tek prodhuesit në fillim të vitit 2020 kur nuk ishte paraparë një situatë pandemie si kjo.

Ky i fundit shtoi se gjatë kësaj periudhe kërkesa është gjashtëfishuar për Fraxiparinë.

“Në situata normale në Kosovë, pa COVID-19, shkojnë rreth 200 mijë ampula”, tha Avdullahu.

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) thonë se kanë akoma furnizime për këtë ilaç që është edhe pjesë e Listës Esenciale.

Gjatë të martës pritet të sillen rreth 300 mijë doza Fraxiparinë ku do të furnizohet SHSKUK-ja (nga kontraktuesi “Liri Med”) dhe të tjerat do të shpërndahen në sektorin privat.

Më Shumë

Gjendet në Prizren vajza 12-vjeçare e zhdukur nga Rahoveci – Pranon se ishte larguar për të kërkuar lëmoshë

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen...

Shkurorëzimet në Kosovë 2024: Prizreni kryeson me numrin më të madh të rasteve

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për shkurorëzimet në vend gjatë vitit 2024. Sipas raportit të ASK-së, gjatë këtij viti...

Lajmet e Fundit