Sot, koncert i rregullt i Filarmonisë së Kosovës

FilarmoniaKosovesFilarmonia e Kosovës so organizon koncert të rregullt të Orkestrës Simfonike. Drejtori i Filarmonisë, Baki Jashari, ka thënë se ky koncert realizohet në bashkëpunim, tashmë tradicional, me festivalin “Ditët e Muzikës Kosovare”, që organizohet nga Shoqata e Kompozitorëve të Kosovës.

Vepra qendrore e programit, njëherësh edhe premierë kosovare, do të jetë “Simfonia 83” e shkruar nga kompozitori Zeqirja Ballata, mes viteve 1982-83, për nder të shënimit të 70-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, transmeton KTV. Kjo mbrëmje po ashtu përfshin dy vepra të Rexho Mulliqit “Filigranet e Prizrenit” për orkestër harkore dhe “Simfoninë nr.1”.

Orkestrën Simfonike të Filarmonisë së Kosovës do ta drejtojë dirigjenti i njohur shqiptar, Ermir Krantja, i cili ka thënë se kjo do të jetë një mbrëmje jubilare e bashkimit të veprave të dy kompozitorëve shumë të mëdhenj.

Koncerti nis prej orës 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Më Shumë

Trepça fiton edhe finalen e dytë, Bashkimi kërkon rikthimin në Prizren

Trepça ka shënuar edhe fitoren e dytë në serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi mposhti Bashkimi me rezultat 93:83, duke krijuar epërsi...

PDK nuk e merr Fatmir Limajn në listë zgjedhore, Kryesia vendos kundër

Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e përfshijë Fatmir Limajn në listën e tyre zgjedhore. Brenda kryesisë nuk ka pasur disponim dhe as nuk...

Lajmet e Fundit