Bashkimi triumfon në derbin e qytetit ndaj Ponte Prizrenit

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit 71:66 (13:17, 18:9, 25:17, 15:23), në kuadër të javës së 13-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Në çerekun e parë më e mirë ishte Ponte, duke fituar këtë pjesë 13:17. Por, në atë të dytë kundërpërgjigjen portokallezinjtë, duke fituar 18:9, për të shkuar në pushim 31:26.

Bashkimi vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë, që e fiton 25:17, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:43. Megjithatë, Ponte nuk u dorëzua dhe luftoi deri në fund.

Basketbollistët e Prizrenit arritën të afrojnë rezultatin në 68:66, por një trepikësh nga Qëndrim Biraj vendosi gjithçka dhe Bashkimi fitoi derbin e Prizrenit me shifrat 71:66.

Te Bashkimi u dalluan Endrit Hysenagolli me 15 pikë dhe 20 kërcime, Julian Hamati me 12 pikë e 18 kërcime dhe Sean Hoehn me 19 pikë, kurse te Ponte Prizreni u dalluan Arti Hajdari me 25 pikë, Xavier Cannefax me 19 pikë dhe 10 pikë e 10 kërcime.

Bashkimi ka shtatë fitore dhe gjashtë humbje, kurse Ponte Prizreni nëntë fitore dhe katër humbje.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit