5.2 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Zafir Berisha zgjedhet kryetar i Shtabit Zgjedhor i Nismës në Prizren

Zafir Berisha është zgjedhur kryetar i Shtabit Zgjedhor i Nismës në Prizren, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Vendimi është marrë nga Kryesia dhe nëndegët e kësaj partie.

Berisha, i cili është edhe kryetar i degës së Nismës në Prizren  tha se “NISMA po e fillon betejën politike me shumë spartanë të cilët po i prijnë rrugës tonë drejtë fitores së madhe”.

“Ne sot jemi këtu që përmes jush ta përçojmë mesazhin tek gjithë qytetarët e Prizrenit që të bashkohen rreth vizionit dhe frymës socialdemokrate, sepse është momenti i fundit që ta mbrojmë vendin, t’i mbrojmë themelet e shtetit dhe interesin e qytetarëve të Kosovës”.

“Kosova është pranë një udhëkryqi ku qytetarët e saj duhet të bëjnë zgjedhjen më të mirë”.

“Rruga të cilën e kemi nisur ne do të përfundojë me fitore të madhe sepse Kosova ka nevojë për ndryshim, dhe ndryshimin në vend mund ta bëjnë vetëm ata të cilët besojnë në fitore”, tha Berisha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia po heton zhdukjen e një personi në Rahovec

Një burrë është raportuar i zhdukur që dy ditë në qytetin e Rahovecit. Sipas raportit 24-orësh, ai është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer...

Sot 7 Marsi, Dita e Mësuesit

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Deri në fillim të viteve ’90 në Shqipëri,...

Lajmet e Fundit