Vdes një person që bëri aksident dy ditë më parë në Prizren

Ka ndërruar jetë njëri nga personat që ishte pjesë e aksidentit rrugën “Besim Shala” në Prizren.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj. Ai vdiq në mëngjesin e sotëm.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet që aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

“Rr. Besim Shala, Prizren (NN) 13.01.2021 – 19:15. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasoj, lëndime të rënda kanë pësuar dy vozitësit meshkuj kosovar dhe lëndime të lehta një pasagjer mashkull kosovar (i cili është liruar pas tretmanit). Njëri nga të lënduarit rëndë është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa tjetri është dërguar në Spitalin e Prizrenit. Rasti është duke u hetuar“, thuhet në njoftimin e PK-së për aksidentin”, thuhej në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/

Më Shumë

Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë-muze të profesor Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, në 27-vjetorin e zhdukjes...

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

Lajmet e Fundit