18.4 C
Prizren
E martë, 14 Prill, 2026

Gastronomët politikanëve: Na bosh, ju plotë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përmes një njoftimi kanë dal kundër masave që janë marr nga qeveria pasi konsiderojnë se shkelen të drejtat e njeriut dhe funksionimi i mirëfilltë i gastronomisë.Ata thonë se sektori privat ka qenë i detyruar t’i përmbush këto masa kufizuese.E si shkak i këtij kompromisi, gastronomët thonë se kanë humbur edhe shumë punëtorë.

Gastronomët tutje në njoftim kanë theksuar se tani politikanët po na shfaqin forma tjera të luftimit të virusit; duke mbajtur grumbullime në ambiente të mbyllura.Gastronomët kanë bërë thirrje që t’u kompensohen gjobat, pasi sipas tyre, nuk ka kuptim të gjobiten bizneset kur vetë qeveria nuk i respekton masat.Më poshtë keni komunikatën e plotë të shoqatës së gastronomëve:

“Që nga data 13 mars e deri sot, institucionet publike të vendit janë angazhuar duke marrur vendime për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19. Këto vendime përmbajnë jo vetëm kufizime të të drejtave themelore të njeriut, përkatësisht të lëvizjes së lirë, por shkaktojnë edhe kufizime sa i përket funksionimit të mirëfilltë të shumicës së sektorëve ekonomik, e sidomos gastronomisë. Për këto vendime, pothuajse i gjithë sektori privat, me dëshirë dhe pa dëshirë, të shtyer nga gjendja e rëndë e shëndetit publik, është pajtuar dhe zotuar që për të njëjtin qëllim, të heqë dorë jo vetëm nga përfitimet e tij, por edhe është dashur të investojë në respektimin e denjë të këtyre vendimeve. Ky kompromis ka shkuar edhe më larg se kaq, duke lënë të papunë shumë punëtorë, e që shumë nga ta janë kontribues të vetëm në familjet e tyre. Ironia e gjithë kësaj situate të shkaktuar, shpaloset tash kur vjen në shprehje interesi i klasës tonë politike. Kjo klasë politike, tani na tregon që virusi mund të luftohet edhe ndryshe; me mbajtje të aktiviteteve publike, grumbullim deri në 30 persona në ambiente të mbyllura, 50 persona në ato të hapura (bile në disa raste shumë më shumë se kaq), dhe respektim aty këtu të mbajtjes së maskave dhe distancës.

Mesa duket për fushata zgjedhore, vendimet mund të përshtaten e të dizajnohen sipas po këtij interesi!

TURP TË KENI ÇFARË SHEMBULLI JENI DUKE DHËNË! MOS I DËNONI MË BIZNESET, KUR VETË NUK I RESPEKTONI MASAT! GJOBAT DUHET TË FALEN DHE KOMPENSOHEN, SE QËLLIMI I TYRE NUK ËSHTË PASURIMI I BUXHETIT, POR LUFTIMI I PANDEMISË! JO STANDARDE TË DYFISHTA, POR LIGJ DHE KUSHTETUTË TË BARABARTË PËR TË GJITHË!”.

“Flok Art Studio” në Prizren shpall konkurs për 6 vende të punës

Më Shumë

Vazhdojnë punimet në Tregun e Gjelbër dhe parkingun nëntokësor në Prizren

Vazhdojnë punimet në projektin e Tregut të Gjelbër dhe parkingut nëntokësor në Prizren, i cili po zhvillohet si një nga investimet kryesore infrastrukturore në...

“Eko Theranda” vazhdon pastrimin e detajuar pas largimit të mbeturinave në qytet

Ekipet e ndërmarrjes “Eko Theranda” kanë vijuar me aktivitetet e pastrimit dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike, pas ndërhyrjes paraprake për largimin e mbeturinave nga...

Lajmet e Fundit