11.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Akuzohet se sulmoi të miturin për shkak të një borxhi, i pandehuri thotë se ka dëshmitarë që kanë parë se si ka ndodhur ngjarja

I akuzuari për sulm ndaj një të mituri, Almin Fazlija, edhe një herë tjetër është deklaruar i pafajshëm.

Në shqyrtimin e dytë të mbajtur të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, Fazlija, i cili po akuzohet se e ka sulmuar të miturin për shkak të një borxhi, ka thënë se nuk ndihet fajtor për veprën që i vihet në barrë.

I njëjti ka shtuar se ka edhe dëshmitarë të cilët e kanë parë se si ka ndodhur ngjarja, e të cilët sipas tij duhet dëgjuar në shqyrtim kryesor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prezent në seancën e së mërkurës ka qenë edhe prokurori Shahadin Destani.

Gjykatësja Sabaheta Kurteshi bëri të ditur se shqyrtimi kryesor për këtë rast pritet të nis më 25 shkurt 2021, në ora 09:30.

Sipas aktakuzës së ngritur me 5 tetor 2020, nga Prokuroria Themelore në Prizren, Almin Fazlija akuzohet se me 27 korrik 2020, rreth orës 13:00, në rrugën e Brodit, para furrës së quajtur “Europa”, me dashje përdor forcë ndaj personit tjetër.

Në aktin akuzues thuhet se vepra ndodh si rrjedhojë e një mosmarrëveshje paraprake mes të pandehurit dhe të dëmtuarit-të miturit Z.H., në lidhje me një borxh, ku pas fjalosjes i dëmtuari ka dashur të largohet, mirëpo i pandehuri e pengon duke e shtyrë me duar.

Me këto veprime, ai dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm” e paraparë me nenin 187, paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Kliko linkun:https://www.facebook.com/reel/1263220935169617 Ai...

Dy raste të vjedhjes në Prizren

Dy  raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në Prizren. Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy  rastet janë në vazhdim, përcjell...

Lajmet e Fundit