Teatri i Prizrenit në shkurt vjen me premierën e radhës

Muajin e ardhshëm Teatri i Qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu” planifikon të sjellë premierën e re teatrore, të parën për këtë vit, “Provo dhe një herë Sem” të Woody Allen dhe regji të Ilir Bokshit.

Fetah Paçarizi, drejtor i Teatrit “Bekim Fehmiu” kanë thënë për Kallxo.com se pas premierës “Shtetrrethimi”, e cila u dha më 30 dhjetor 2020, ky teatër në muajin shkurt pritet të realizojnë shfaqjen e re.

Sipas tij, kjo shfaqje pritet të jepet mes datave 10 – 15 shkurt 2021.

“Duke marrë parasysh që shumica e komponentëve të shfaqjes janë kryer, premierën besojmë se do ta realizojmë rreth datës 10 deri 15 shkurt, sigurisht duke marrë parasysh edhe gjendjen me COVID -19, nga e cila pa dëshirën tonë, varemi”, ka thënë drejtori Paçarizi.

Në shfaqje do të luajnë; Erenest Malazogu, Edona Sopaj, Alban Krasniqi, Liridona Shehu Xhevdet Doda.

 

 

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit