23.5 C
Prizren
E diel, 24 Gusht, 2025

Jetë sa malet…

Hajdar Mallaku 
(Në 85-vjetorin e lindjes të I. Kadaresë) 
  
Le të mërrim jetë nga jeta e maleve
E ta z-gj-a-t-i-m jetën Tuaj
Që të jetosh gjatë bashkë me to.
(Për se mendohen këto male, e di ky popull
Me plis krenar mbi kokë e pushkë të gjatë në sup).
Urime për Ty që perandoritë e vdekura i trazove
Dhe eshtrat e helmuar të dinosaurëve
Ua ngarkove në qerret e theqafjeve;
Për Ty që i more nga guri kronikat e vendlindjes
Dhe me magjepsje e bëre të kamur spektrin e rruzullimit;
Për Ty që nga të gjitha kalatë e atdheut

Ndërtove një kala të vetme, kalanë Shqipëri;
Për Ty që pallatin ku tireshin ëndrrat e pashallarëve të kuq,
(Si bashkat e gjysheve që tireshin në furkat e mërdhezura),
E ngjyrose me ngjyrë gri që një ditë të tretet:
-Jetën ua bëre ankth dhe gjumin ua bëre fi;
Për Ty që nga shtatë palë tokë i nxore mitet
Dhe i shprishe për shijen botërore;
Për Ty që Doruntinën e përmalluar e merr për dore,
E nxjerr nga balada dhe në një imazh të ri,
(Hijen e saj ia duan dhe atje)
E kthen nga Parisi me bekim dhe besë në atdhe;
Për Ty që në supe mban spaleta gjenerali
Dhe ndalesh në stacionin e fundit (Shqipëri)-poezi;
Për Ty, o i madhërishëm, që njërin krah ia qet Skënderbeut
E tjetrin Shën Terezës dhe me këtë pasaportë sublime
Na shetit krenar anekënd botës.
Po, o zoti Kadare. Ka- do- re që na sjellin begati në atdhe.

Më Shumë

Një grup prej 39 personave paraqitën kërkesën për marrjen e parcelave në APK, ndalohet i dyshuari për keqpërdorim të pozitës në Prizren

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit DHKEK-Prizren, në koordinim me Prokurorinë Themelore, ka kryer veprime hetimore si dhe...

Arrestohet në Rahovec një burrë që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Një burrë është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Rahovec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja ka...

Lajmet e Fundit