Kush është Valdet Hoxha që po kërkon votën tuaj për deputet të Kuvendit të Kosovës

Valdet Hoxha është kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës në listën e Lidhjes Demokratike e Kosovës(LDK).

Ai është renditur në numrin 94, kurse LDK-ja mban numrin 132.

Hoxha me profesion është jurist dhe ushtron profesionin e avokatit.

Përvojën profesionale kryesisht e ka në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit. Që nga viti 2006 e deri tani ka ushtruar pozita të ndryshme shtetërore ku ndër më të rëndësishmet kanë qenë pozita si drejtor i Drejtorisë së Hetimeve dhe zëvendësministër në Ministri të Punëve të Brendshme.
.
Meqenëse siguria është ndër prioritet e tij, ai përkrahë karrierës së tij ka ndjekur konferenca ndërkombëtare për mekanizmat e sigurisë.

Ka qenë koordinator nacional për menaxhimin e integruar të kufirit, për migrim, kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Duke qenë se rrjedh nga një familje e cila gjatë gjithë jetës i është përkushtuar vlerave familjare dhe dashurisë ndaj atdheut, padyshim se edhe z. Hoxha i ka trashëguar këto vlera.

Ai ka një jetë të shëndoshë dhe të lumtur familjare dhe jeton në Prizren së bashku me prindërit, bashkëshorten, dy vajzat dhe djalin e tij.
Sponsorizuar

 

Më Shumë

Spitali i Prizrenit nis funksionalizimin e Komitetit për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur takimi i parë i Komitetit për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore,...

Bunarfest nis me pastrimin e shtratit të Lumbardhit në Prizren

Edicioni i ri i Bunarfestit ka nisur në Prizren me aksionin tradicional për pastrimin e shtratit të lumit Lumbardh, duke mbledhur qytetarë, të rinj...

Lajmet e Fundit