Kosovarët ia mësyejnë Shqipërisë për fundjavë, pritjet në kolonë deri në 30 minuta

Pavarësisht pandemisë së COVID-19, mijëra qytetarë nga Kosova ia kanë mësyer Shqipërisë për të kaluar fundjavën apo edhe për shërbime shëndetësore, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e kësaj, janë krijuar kolona të gjata në doganën e Morinës.

Mësohet se rreth 12 mijë shqiptarë të Kosovës kanë kaluar kufirin në Morinë, ndërkohë që për të hyrë në territorin shqiptar pritjet zgjasin deri në 30 minuta.

Për të përballuar fluksin, policia kufitare po punon me 5 sportele dhe procedurë të përshpejtuar, por radha mbetet sërish shumë e gjatë.

Vetëm këtë javë kanë hyrë në Shqipëri, rreth 20 mijë qytetarë të Kosovës.

Më Shumë

Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje...

“Nuk është lajmëruar qe dy ditë” – zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk...

Lajmet e Fundit